Shërbimet dentare
Kirurgji Orale
Ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura
Ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura
Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Më poshtë janë disa nga ndërhyrjet me të shpeshta që kryen mjeku stomatolog i specializuar në kirurgji orale: Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale.
Cila është kirurgjia më e përhapur?
Cila është kirurgjia më e përhapur?
Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të konsumuar-(retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për të mundësuar drejtimin e dhëmbëve me aparate ortodontike dhe për vendosjen e protezave. Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është edhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.
Trajtimi i infeksioneve (abceseve)
Trajtimi i infeksioneve (abceseve)
Në gjuhën mjeksore quhet Drenimi i abceseve. Abceset janë infeksione që vijnë nga prishja e dhëmbëve në gradat e rënda apo dhe nga zhveshja dhe lëvizja e tyre. Ato përhapen në mishrat e dhëmbëve me variacione në madhësi, (nga një fryrje e lehtë në zonën përreth dhëmbit deri tek një fryrje që duket në pamje të jashtme), gjë kjo e cila mund të pëngojë frymëmarrjen.
Kur kryhet trajtimi kirurgjikal?
Kur kryhet trajtimi kirurgjikal?
Kirurgjia pre-protezike. Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse në gojë dhe kërkon të bëjë protezë të lëvizshme, kirurgu duhet të vlerësojë nevojën e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë. Ndërhyrjet kryesore preprotezike janë heqja e indeve të buta të tepërta, që kanë mbetur nga tërheqja e kockës, si pasojë e mungesës prej shumë kohësh të dhëmbëve dhe e toreve, që janë neoformacione të kockës në qiellzë ose në brendësi të nofullës së poshtme, që mund të pengojnë zbritjen e protezës.
Kirurgjia pre-protezike
Kirurgjia pre-protezike
Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse në gojë dhe kërkon të bëjë protezë të lëvizshme, kirurgu duhet të vlerësojë nevojën e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë. Ndërhyrjet kryesore preprotezike janë heqja e indeve të buta të tepërta, që kanë mbetur nga tërheqja e kockës, si pasojë e mungesës prej shumë kohësh të dhëmbëve dhe e toreve, që janë neoformacione të kockës në qiellzë ose në brendësi të nofullës së poshtme, që mund të pengojnë zbritjen e protezës.
Na telefononi sot për konsultime FALAS
Shihni Galerinë me Pacientët Tanë








