Shërbimet dentare

Implantologji

Cilat janë avantazhet e implanteve dentare?

Cilat janë avantazhet e implanteve dentare?

Disa nga përparësitë e implanteve dentare janë:
• Buzëqeshje e rigjeneruar. Implantet dentare duken dhe ndjehen si dhëmbët natyralë. Për shkak se janë krijuar për t’u bashkuar me kockën e nofullës ato bëhen të përhershme.
• Përmirësim i të folurit. Protezat e lëvizshme mund të rrëshqasin brenda gojës duke bërë të shqiptoni fjalët me vështirësi.
• Përtypje më i mirë. Implantet dentare funksionojnë njësoj si dhëmbët tuaj, duke ju lejuar të konsumoni ushqimet tuaja të preferuara pa dhimbje dhe duke i përpunuar ato më së miri.
• Përmirësimi i vetëvlerësimit. Implantet dentare mund t’ju kthejnë buzëqeshjen dhe t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë me veten tuaj.
• Përmirësimi i shëndetit oral. Implantet dentare nuk kërkojnë zvogëlimin e dhëmbëve të tjerë, siç bën një urë e mbështetur në dhëmbë. Për shkak se dhëmbët e afërt nuk janë ndryshuar për të mbështetur implantin, shumica e dhëmbëve tuaja mbeten të paprekur, duke përmirësuar shëndetin oral afatgjatë.
• Qëndrueshmëri. Implantet janë shumë të qëndrueshme dhe kanë përgjithësisht një jetëgjatësi të madhe. Duke u kushtuar kujdesin e duhur, implante zgjasin gjatë gjithë jetës.
• Komoditet. Protezat e lëvizshme janë pikërisht kjo; të lëvizshme. Implantet dentare eliminojnë shqetësimin e turpshëm të heqjes së protezave, si dhe nevojën për aplikimin e herëpashershëm të ngjitësit për t’i mbajtur ato në vend.

Çfarë Janë Fasetat Dentare?

Nëse keni dhëmbë që kanë marrë një ngjyrë opake ose të verdhë (për shembull për shkak të pirjes së duhanit), fasetat estetike rikthen ngjyrën e bardhë, në një mënyrë më efektive se zbardhja e dhëmbëve të ndryshëm. Kur keni nevojë të riparoni dhëmbët e prerë? Për të përmirësuar formën e dhëmbëve, nëse keni dhëmbë shumë të vegjël ose shumë të shkurtër: fasetat estetike rimodelojnë formën, duke harmonizuar të gjithë dhëmbët. Nëse vuani nga bruksizmi dhe smalti i dhëmbit është konsumuar me kalimin e kohës, do tju duhet një rimeso dentare e cila është një shtresë do të mbrojë dhëmbin tuaj. Për të përmirësuar shtrirjen e dhëmbëve: një rimeso estetike korrigjon këtë defekt, duke i bërë dhëmbët tuaj të rregullt.

Si aplikohen fasetat dentare?

Për të aplikuar fasetat, mjeku stomatolog do të duhet të hollojë me 0.7 milimetra një pjesë të smaltit të dhëmbëve, më pas do të marrë një stampim dentar dhe me një shkallë ngjyrash do të kontrollojë nuancën e të bardhës së dhëmbëve tuaj. Laboratori dentar përgatit dhëmbët provizorë me materialin rezin, për të përcaktuar formën dhe madhësinë për fasetën përfundimtare. Më pas, mjekët dhe laborantët tanë kryejnë disa prova kontrolli për formën, konfirmimin dhe disa detaje të tjera dhe kur cdo gjë është perfekte nga ana funksionale dhe estetike, mjekët tanë vendosin masën përfundimtare e cila do tu rikthejë buzëqeshjen perfekte.

Na telefononi sot për konsultime FALAS

Shihni Galerinë me Pacientët Tanë

Merrni një buzëqeshje verbuese me çmimin më të ulët