Mire se vini ne TOP DENT
Shërbimet dentare
Fillers
Fillers
Fillersat mund të ndihmojnë për rrudhat dhe plikat në gjysmën e poshtme të fytyrës, vecanërisht plikat që zbresin poshtë nga cdo anë e hundës drejt qosheve të gojës. Ne përdorim acid hialuronik natyral. Ky është përbërësi kryesor në mukus. Acidi hialuronik ka një profil sigurie të mirë, të sigurtë dhe reabsorbohet gradualisht. Trajtimet me fillersa – pyetjet më të shpeshta rreth tyre:
Çfarë është Acidi hialuronik?
Acidi hialuronik është i pranishëm në të gjithë organizmat jetësorë. Është thjesht një përbërës kimik organik i vendosur përgjatë fibrave. Fibrat ndërlidhen me njëra tjetrën dhe veprojnë si një sfungjer. Është përbërësi kryesor në mukus pas ujit. Në lëkurë ai krijon volumin, dhe përdoret për të mbushur plikat dhe rrudhat. Acidi hialuronik i përdorur në klinikën tonë dermatologjike është një acid i qëndrueshëm i përftuar jo nga kafshët. Është i prodhuar nën kushte rreptësisht të kontrolluara. Është një xhel viskoz i pastër. Toleranca lokale ndaj këtij xheli është ekselente, me materialin që absorbohet direkt në indet lokalë. Materiali metabolizohet ngadalë dhe akskretohet nëpërmjët rrugëve të njëjta si acidi hialuronik natyral.
Çfarë do të trajtohet?
Fillersat përdoren për të mbushur plikat ose rrudhat, rritjen e volumit të buzëve dhe përmirësimin e kontureve të fytyrës. Zona tipike janë rrudhat e thella të krijuara ndërmjet vetullave, dhe plikat ndërmjet hundës dhe gojës.
Si do të dukem pas trajtimit?
Menjëherë pas trajtimit ju mund të keni një skuqje të lehtë dhe enjtje në zonën e injeksionit. Ky është një efekt normal i injeksionit, i cili zhduket për 1-2 ditë. Nëse kjo situatë vazhdon, ose vërehet ndonjë reaksion tjetër ju lutemi kontaktoni mjekun. Enjtja fillestare pas trajtimit të buzëve zgjat më shumë dhe mund të jetë dramatike. Disa pacientë mund të vërejnë enjtje përreth 1 javë dhe buzët duken shumë edematoze gjatë kësaj kohe. Kjo nënkupton që rezultatet menjëherë pas trajtimit nuk mund të vërehen. Ju duhet të prisni për përmirësimin e nevojshëm të situatës.
Është proçedurë e dhimbshme?
Aplikimi i Acidit hialuronik për trajtimin e rrudhave nuk është në përgjithësi një procedurë e dhimbshme, gjithsesi disa pacientë parapëlqejnë të aplikojnë një krem anestetik 30-60 minuta përpara trajtimit. Procedurat e kryera për buzët, paraqesin si nevojshmëri injeksionet lokale anestetike.
Siguria?
Asnjë proçedurë trajtimi nuk është totalisht e sigurtë. Reaksione të zakonshme që lidhen me injeksionin mund të priten. Tipe të tjerë të reaksioneve ndodhin shumë rrallë, por rreth 1 në 7.000 pacientë të trajtuar ka raportuar për reaksion të lokalizuar të natyrës së hiperndjeshmërisë. Kjo mund të konsistojë në enjtje të vendit të injeksionit, disa herë në indet përreth. Janë raportuar skuqje, edema dhe rrallë formacione si akne. Këto reaksione kanë filluar disa ditë pas injeksionit ose më të vonuara 2-4 javë, dhe janë përshkruar në mënyrë të përgjithshme si reaksione të lehtë – të moderuar dhe të vetë limituar, me një kohëzgjatje mesatare prej 2 javësh. Është raportuar një rast me ulcer të vogël të formuar në vëndin e injeksionit, e cila pas shërimit ka lënë një cikatrice të lehtë. Në raste shumë të rralla (më pak se 1 në 15.000 trajtime) janë raportuar: formim i granulomës, nekrozë superficiale dhe urtikarie. Rezultatet e shumë studimeve dhe eksperienca tregon që testi në lëkurë nuk është i nevojshëm. Acidi hialuronik i përdorur në klinikë i është nënshtruar studimeve të shumta që kanë rezultuar me tolerance dhe efikasitet shumë të mirë. Nuk janë produkte të rekomanduara për përdorim gjatë shtatëzanisë ose ushqyerjes me gji.
Efektet anësore
Pas injeksionit, disa reaksione që lidhen me të mund të vërehen. Kjo përfshin skuqjen, enjtjen, dhimbjen, ndjesinë e të krojturit, ndryshimin e ngjyrës ose enjtjen në vendin e injeksionit. Këto përmirësohen vetvetiu brënda disa ditëve pas injeksioneve në lëkurë dhe brënda 1 javë pas injeksioneve në buzë. Mund të vërehet një ndjenjë diskomforti për disa ditë përpara se të arrihen rezultatet optimale. Diskutoni me mjekun dermatolog në se vuani nga herpes labialis, pasi një nga efektet anësore të mundshme mund të jetë rishfaqja e Herpesit.
Sa zgjat efekti?
Rrudhat dhe plikat: në përgjithësi trajtimi i rradhës është i nevojshëm pas 6-12 muajve. Buzët: në përgjithësi trajtimi i rradhës është i nevojshëm pas 6 muajve. Por varet nga shumë faktorë sic janë: struktura e lëkurës, stili i jetës, mosha, shkalla e perfeksionit e kërkuar nga pacienti dhe teknika e injeksionit të kryer. Eksperienca klinike tregon që trajtimet e mëtejshme ndjekëse do të ndihmojnë në kohëzgjatje. Buzët shpesh kanë një edemë të madhe por kjo është e përkohshme dhe largohet brënda një jave.
A ngurtësohet një fillers në kohë të ftohtë? Çfarë ndodh në kohë me diell?
Nuk rekomandohet që pacienti të ekspozojë zonën e trajtuar në nxehtësi intensive (p.sh. solar, banja dielli, sauna) ose të ftohtë ekstrem gjatë ditëve të para pas trajtimit. Kjo bëhet që të mënjanohet rreziku i inflamimit në zonën e injektuar. Gjithsesi pas injeksionit të Acidit hialuronik ai integrohet në trup dhe përshtatet ndaj temperaturës normale të trupit.
Na telefononi sot për konsultime FALAS
Shihni Galerinë me Pacientët Tanë








